Aktorja e njohur Xhejlane Godanci, ka qënë e pranishme në serialin ‘Familja Moderne’ që u mbjat pas luftës, shkruan GazetaBlic.
Ajo u njoh si ‘Buqaj e Ilazit‘ ajo kishte një rol kyq në serial.
Xhejlani, në këtë serial luante rolin e një fqinje që merret me punët e tjerëve, e sidomos me ato të familjes Gashi.
Ky rol i luajtur në mënyrë profesionale nga aktorja, ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit. Xhejlanja në rolin e “Buqes” është dalluar për këto gjeste, si përgjimi, të qeshura në situata serioze, dhe tentime për të folur në gjuhën letrare shqipe, të cilën shpeshherë e përziente me gjuhën turke.
Që nga koha e paraqitjes së saj në serial ajo ka ndryshuar tejet shumë./GazetaBlic/