Një ngjarje e jashtëzakonshme do të organizohet nesër në Skenderaj.
Për herë të parë organizohet nga komuna e Skenderajt dhe nën përkujdesjen e kryetarit Bekim Jashari, thyerja e rekordit botëror për lulen më të madhe në botë 225 m2 , me një letër origami, shkruan Gazeta Online Drenicapress.info.
Është Arbnora Fejza Idrizi me profesion edukatore dhe profesion të dytë artin origami që tenton të thyej këtë rekord botëror.
Sipas zonjës Fejza-Idrizi prezent do të jenë edhe zyrtarët e Guinnis si dhe rekordmeni shqiptar Agim Agushi./Drenicapress.info