Për pesë pyetjet e mëposhtme duhet të përgjigjeni menjëherë. Nuk duhet të vonoheni. Përgjigjuni në afatin prej pesë sekondave. Në rregull?
Të shohim pra se sa jeni i zgjuar…
Jeni gati? Të shkojmë…
Pyetja e parë:
– Merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin. Në cilin vend jeni ju?
Pyetja e dytë:
Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, mos u mendoni gjatë si në pyetjen e parë. Shkojmë…
– Nëse në garë e kaloni të personin e fundit, atëherë jeni i…?
Pyetja e tretë:
Kjo është matematikë e lehtë! Duhet ta zgjidhni pa kalkulator e pa laps e letër.
– Merri 1000 dhe shtoja 40. Tani shtoja edhe 1000. Tani shtoja 30.
Shto edhe 1000 tjera. Edhe 20. Tani 1000.
Tashmë shtoja vetëm 10.
Cila është shuma?
Pyetja e katërt:
– Babai i Marisë ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si e ka emrin vajza e pestë?
Pyetja e pestë :
Personi memec kërkon të blejë një furçë dhëmbësh. Si e bën këtë? Natyrisht, duke imituar lëvizjen e pastrimit të dhëmbëve, ai ia del të shpjegojë se çfarë kërkon.
– Nëse një i verbër dëshiron të blejë syze të errëta dielli, si do t’ia shpjegojë këtë shitësit?
Përgjigjet:
1. Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, e keni gabim! Nëse e kaloni vendin e dytë, atëherë jeni i dyti!
2. Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, prapë e keni gabim. Si mund ta kaloni personin e fundit!
3. A ju doli 5000? Përgjigja e saktë është 4100. Nëse nuk besoni, tani merreni makinën llogaritëse.
4. Nunu? Jo, natyrisht që jo. Po emri i saj është Maria. Lexojeni sërish pyetjen.
5. Me fjalë pra, shumë thjeshtë !
Nuk ia dolët tek të gjithat mbanë? Apo jo? Atëherë kjo nuk qenka dita juaj..