Stafit mjekësor në Vushtrri është duke ndjekur një seminar dy ditor i organizuar nga Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Vushtrrisë.
Për këtë trajnim ka njoftuar Drejtori i Shëndetësisë dhe Përkujdesjes sociale në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, i cili shtuar se avancimi dhe trajnimi i stafit shëndetësor është priorit i drejtorisë të cilën ai e udhëheq.
Në këtë seminar po ligjëron Dr. Lester J.Kiemele,nga Spitali Mayo Clinic i Rochesterit të Minisotas.
Temat e seminarit të trajtuara janë Diabeti, Komplikimet e Diabetit- Shputa diabetike etj./VushtrriaOnline