Gjatë këtyre ditëve Lajmi.net ka publikuar listat e veteranëve të cilët prokuroria i ka cilësuar si ‘mashtrues’.
E në të njëjtat janë vërejtur shumë të tillë që pretendojnë se kanë prova që kanë qenë ushtarë gjatë luftës, shkruan lajmi.net.
Genc Bajra e gjeti veten në këto lista të Prokurorisë.
Ai në adresë të lajmi.net ka dërguar fotografi nga koha e luftës, ku thotë se gjatë asaj periudhe ishte 17 vjeçar, ndërkaq që ditëlindjen e 18-të e festoi në front.