Mbrëmë rreth orës 02:00 një nga kafiteritë në rrugën ‘Rexhep Luci” është përfshirë nga flakët.
Bëhet fjalë për kafiterinë “Strip Depot”, e cila mësohet të jetë djegur në masë të konsiderueshme.
Sipas policëve në vendin e ngjarjes, ka dyshime se zjarri ka ardhur nga kuzhina e lokalit.
Sidoqoftë, Policia akoma po qëndron në vend të ngjarjes, dhe ka bllokuar një pjesë të trotuarit në rrugën e Kinos ABC.