Një objekt i çuditshëm në qiellin e Karolinës së Veriut ka ndezur spekulimet e zbulimit të UFO-ve ose një ekspeditë e fshehtë amerikane e ekspozuar aksidentalisht. Por, a është gjë tjetër veçse një shaka?
Javion Hill vuri re objektin në qiell, në jugperëndim të Charlotte, kur ai po udhëtonte për në SHBA më 18 gusht.
Ai ishte lidhur në telefon me gruan e tij në atë kohë dhe po fotografonte retë e stuhishme për t’ia dërguar asaj kur vuri re një formë drejtkëndëshe në qiell, me dritë në anët e saj.
“Oh, zot, çfarë është kjo?’ Unë fillova të përpiqesha të merrja fotografi sa më shumë që të ishte e mundur, ndërsa ecja me makinë,” i tha ai, “Charlotte Observer”.
Karolina e Veriut është një nga 10 vendet më të mira për sa i përket raporteve për UFO-t dhe përvoja e Hill-it është e fundit në një sërë zbulimesh të pazakonta në zonë. Shteti është gjithashtu shtëpia e një numri bazash ushtarake, duke përfshirë Fort Bragg, Pope Field dhe Camp Lejeune.
Shumë besojnë se vizitat e UFO-ve në zonë janë në fakt një armë ushtarake, TR-3B, e cila thuhet të jetë e fshehtë.
“Isha i shqetësuar për sigurinë time”, tha Hill. “Nuk besoja në UFO deri në atë moment”.
Miku i Hill-it, Brandon Clark gjithashtu ka postuar një fotografi që pretendon të jetë e të njëjtit objekt misterioz i këputur nga një kënd gati identik./drenica.press