Në Gjakovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës. I dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke ju shkaktuar…
Në Gjakovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.
I dyshuari ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, duke ju shkaktuar kështu lëndime trupore.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./veriu.info