Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Buxheti i pagave e i pensioneve

    01/09/2018 | 08:57
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga 834 milionë euro të shpenzuara nga institucionet e shtetit gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, vetëm 180 milionë euro janë shpenzime kapitale, derisa pjesa tjetër është shpenzuar për paga të shërbyesve civilë, për pensione të pleqërisë, si dhe për pensione të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

    Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti institucionet të cilat marrin para nga buxheti i shtetit kanë shpenzuar hiç më pak se 834 milionë euro dhe pjesa dërrmuese është shpenzuar për paga dhe për transferime sociale.

    Duke u bazuar në raportin gjashtëmujor të Ministrisë së Financave shihet se gjatë gjysmës së parë të vitit, në kategorinë buxhetore, të identifikuar në raport për paga dhe rroga janë shpenzuar 293 milionë e 820 mijë euro, ku nga kjo shumë, vetëm për paga janë shpenzuar 248 milionë euro, për pagesa për sindikatë janë shpenzuar 860 mijë euro, 9000 euro për anëtarësimin e Odës së Infermierëve të Kosovës, 6000 euro për anëtarësimin e Odës së Mjekëve të Kosovës, 16 milionë euro janë ndalesa në të ardhura personale derisa rreth 28 milionë euro janë pagesa të kontributeve pensionale nga punëdhënësi e nga punëmarrësi, si dhe 260 mijë euro për pagesa për vendime gjyqësore./telegrafi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Dera e xhamisë në Ferizaj punohet nga vëllai dhe nipi i Ipeshkvit të Kosovës
    • Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
    • Peci: Kosova do t’i ketë 18 milionë litra qumësht nga viti 2024 e tutje
    • Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin
    • Pesë profesionet që po kërkon më së shumti Gjermania, paga shkon deri në 4500 euro
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.