Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Britania lëvizjen e kufijve e konsideron të rrezikshme për rajonin

    13/09/2018 | 11:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell në një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë shteti i tij ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe çdo lëvizje për ndryshim kufijsh është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

    O’Connell është shprehur kundër logjikës “ndarje ose konflikt” derisa Kurti ka shprehur qëndrimin e partisë së tij kundër, siç ka thënë ai, lojërave të dëmshme të presidentit Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.

    Në këtë takim Kurti ka thënë se Thaçi po mashtron edhe qytetarët e Luginës së Preshevës dhe po relativizon shtetësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe institucional të Kosovës.

    “Ky president nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë.Rruga e duhur përpara nuk është shkëmbimi territorial por reciprociteti i të drejtave. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën e saj”, ka thënë Kurti në këtë takim.

    Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën për luftim të krimit të lartë e korrupsionit të organizuar si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.