Një avari që ka ndodhur në gypin 300 përbri magjistrale ka bërë që të shkaktohet një mungesë e gjatë e ujit për disa prej lagjeve të Komunës së Vushtrrisë.
Nga dita e djeshme dhe më parë në Vushtrri kanë qenë të pranishme reduktime uji deri në 12 orë, ndërsa që nga dje këto reduktime shënojnë rekordin e tyre në 24 orë.
Në një njoftim të z.Faton Vërbovci nga Ujësjellsi Rajonal Mitrovica thuhet se për të sanuar këtë gjendje ekipe të KUR Mitrovica po punojnë që nga mëngjesi që gjendja të normalizohet.
Nga gyp furnizon rruget Shote Galica , Bahri Kuqi , Drenices si dhe fsh Begaj.