Para pak ditësh është pensionuar një ndër veteranët e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, drejtori i Gjimnazit Eqrem Qabej, z.Xhevat Lahu.
Për të shënuar pensionimin e tij ishte organizur edhe një ceremoni e Gjimnazit “Eqrem Qabej” ku morrën pjesë zyrtarë komunalë, kolegë, familjarë e bashkëpuntorë të Xhevat Lahut.
Është asambleisti nga rradhët e PD-së, Ermal Lahu, ai i cili ka hedhur kritika në drejtim të Drejtorisë së Arsimit, duke komentuar atë që përveç fjalimeve në solemnitetin për z.Xhevat Lahu, atij nuk iu dhurua madje asnjë mirëmënjohje nga DKA e Vushtrrisë.
Në vazhdim gjeni të plot postimin e asambleistit të PD-së, Ermal Lahu:
A nuk e meritoi të paktën një mirënjohje nga drejtoria e Arsimit me rastin e pensionimit, profesori dhe drejtori z.Xhevat Lahu?!
Në rastin e ceremonisë së organizuar nga shkolla për pensionimin e drejtorit,të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës dhe drejtori i Arsimit.
Përveç fjalëve që i tha kryetari z.Tahiri, nga institucioni i Komunës-Drejtoria e Arsimit nuk pati asgjë!
Profesori z.Xhevat Lahu e meritoi të paktën një mirënjohje nga kjo e fundit, por përse ata nuk e bënë,le të mbetet në ndërgjegjen e tyre!
Ishin plot dyzet e pesë vite me ditar në dorë,përplot sfida e sakrifica,në kohët më të veshtira në edukimin shqip të shumë gjeneratave,dhe në fund gjithë këtë punë e kurorëzoi me shumë sukses,këtë nuk e them vetëm unë,e thonë kolegët,prindërit dhe nxënësit.
Profesorit dhe drejtorit z.Xhevat Lahut i urojmë pensionim të rehatshëm,shëndet dhe çdo të mirë në jetë.
Ermal Lahu