Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Ambasada amerikanne i jep një goditje qeverisë për ushtrinë

    13/09/2018 | 17:59
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK’së.

    Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA’së në Kosovë, kanë shprehur qëndrimin e tyre lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për miratimin e projektligjit për transformimin e FSK’së në Ushtri.

    “Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, thotë ambasada, përcjell Express.

    Në komunikatën për media shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë.

    “Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm.

    Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë. Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, thuhet në njoftimin për media nga Ambasada Amerikane në Kosovë./veriu.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Reagon Asani: Gati për të dhënë gjithçka për kombin, për ty Shqipëri se je ma e mira
    • Zemaj për Qeverinë: Çfarë mashtrues janë edhe dështimin tentojnë ta prezantojnë për sukses
    • Abazoviq feston fitoren e Partizanit të Beogradit me këngë serbe
    • “Vrasja e Liridonës është e zbardhur”, ish-prokurori Muçi: Këto janë dy motivet kryesore
    • Familja Ademaj: Shpresojmë që institucionet të na lejojnë ta kthejmë Liridonën në shtëpinë e saj
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.