Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur sot tek rrethi i Arbërisë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11 e 15 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, me ç’rast ka mbetur një person i lënduar i cili është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë Ahmeti.