Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Agim Bahtiri i ndihmon Albin Kurtit në Mitrovicë që të përgatitet për protestën e 29 shtatorit

    21/09/2018 | 11:03
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një mesazh të publikuar në rrejtët sociale nga lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë është paralajmëruar pjesëmarrja e Kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri në organizimin e kësaj lëvizje i cili kryhet para protestës së 29 shtatorit.

    Bahtiri së bashku me Albin Kurtin pritet të flasin para qytetarëve në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, nga ora 14:00.
    Mesazhi i ftesës përfundon me moton e protestës së 29 shtatorit, “një popull si nënshtrohet një njeriu”.

    Protesta e 29 shtatorit është paralajmëruar nga Vetëvendosje ndërsa nuk ka asnjë parti që deri më tani i është bashkangjitur zyrtarisht iniciativës për protestë. Bahtiri është pjesë e AKR-së parti kjo e cila qeverisë në koalicione me PDK-në, AAK-në dhe NISMËN.

    Postimi i plotë i Vetëvendosjes.

    Në kohën kur presidenti Thaçi pa legjitimitet, pa autorizim dhe pa kompetencë po bën pazare me Serbinë atëherë protesta dhe sheshi janë hapësira e domosdoshme e veprimit. E pazaret më të rrezikshme po bëhen në kurriz të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.

    Legjitimimi i gjenocidit në veri gjatë viteve 1998- 1999 e posaqërisht ai i natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000

    Legjitimimi i ndarjes së qytetit ku tash ajo do të shtrihej në dy shtete dhe vija ndarëse do të ishte përgjatë lumit Ibër

    Tradhëti ndaj vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë akoma në Kodrën e Minatorëve, Kroin e Vitakut, Lagjen e Boshnjakëve, Lagjen e Doktorëve, Lagjen 7
    Shtatori, Vidimriq, Suhadoll, Gushafc, Vinarc, Kelmend, Boletin, Zhazhë, Bistricë, Kushtovë e Vllahisë e Cerajë.

    Paralizimi i zhvillimit ekonomik pasi që nuk do të dihej qartë fati i liqenit të Ujmanit e me këtë rrezikohet furnizimi me ujë të pijshëm, sistemi ujitës Ibër

    – Lepenc dhe funksionimi i KEK-ut.

    Fati i Kombinatit Trepça dhe minatorëve të saj që janë sinonim i krenarisë, patriotizmit dhe ruajtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të
    Republikës së Kosovës.

    Për t’i parandaluar këto pazare nevojitet organizim, nevojitet mobilizim, nevojitet dinjitet, sepse

    NJË POPULL S’I NËNSHTROHET NJË NJERIU

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Hovenier: Anulohet pjesëmarrja në Defender 23, kjo është pasoja e parë për Kosovën
    • Ekipi i REL sulmohet në Zubin Potok
    • Kamberi drekon me Hillin: Pozita e vështirë e shqiptarëve të Luginës kërkon masa urgjente
    • Dyshohet se dëmtuan një flamur në Graçanicë, arrestohen të rinj
    • Në Vushtrri vendkalimet për këmbësorë nuk janë më zebra, por si piano
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.