Atlte, atlete, atlete…Të gjithë të fiksuar pas tyre! A ka një fjalë që përkufizon “të çmendurit” pas atleteve? Në shfaqjet më të fundit të modës që prezantojnë koleksionet e sezoneve të reja po shohim gjithmonë e më shumë atletet si pjesët më interesante të veshjeve… E dini që ka 6 rregulla që duhet t’i ndiqni?
Mos harroni formën klasike: Të gjithë i adhurojmë atletet retro, përshembull marka e njohur Adidas ka risjellë disa nga modelet e saj të kaluara për t’i bërë sërish trend, të tilla si Superstar apo Stan Smith.
Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
Dashuroni atleten e momentit: Atletet “chunky” janë konsideruar atletet e 2017! Të gjitha ikonat e modës kanë pasur një palë të tilla, të mëdha në dukje por sigurisht tepër të rehatshme. I keni parasysh atletet më të fundit të Louis Vuitton, Gucci dhe Balenciaga, ato që të gjithë i quajnë të shëmtuara? Duhet të keni patjetër një palë të tilla.
Miksojini atletet me veshje “posh”: Veshja juaj mund të duket luksoze edhe nëse në këmbët tuaja mbani të veshura një palë atlete. Dikush mund të dëshirojë t’i veshë ato me një kostum burrash, e shumë të tjerë mund t’i kombinojnë lehtësisht me një fustan mbrëmjesh…
Zgjidhni çorapet e duhura: Çorapet e pranverë- verë 2018 do të jenë ndryshe! Nuk duhet të bëni gabime, në çorapet tuaja duhet të ketë logo apo shkrime, është trendi më i ri!
Një “po” të madhe për detajet: Perçina, pellush, perla…Atletet tani duhet të jenë më të “kuruara” sesa vetë fustani… Kjo është arsyeja përse të gjithë mund të biem lehtësisht në dashuri me to.
Mos i thoni “jo” rozës antike: Roza antike është ngjyra më “cool” e viteve të fundit! Nëse nuk doni ta humbisni mundësinë për të qenë “në modë” duhet patjetër të dashuroheni me këtë nuancë të ngjyrës rozë.