Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, në shenjë proteste kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në fshatin Banjë.
Protestuesit aktualisht kanë djegur goma të veturave dhe drutë, e cilit i kishin vendosur në rrugë.
Aty ka dal edhe deputeti Bekim Haxhiu dhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta në Skenderaj, si dhe qytetarë./KP