Kryetari Xhafer Tahiri shpalosi investimet që do të bëhen në fshatin Studime, në mbledhjen e mbajtur dje në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, duke theksuar mangësitë por edhe disa projekte të tjera që janë paguar dhe nuk kanë përfunduar akoma siç është kanalizimi në këtë fshat që nuk është përfunduar akoma, ndërësa pagesa për ndërtimin e tij ka përfunduar.
Në këtë mbledhje Tahiri përmendi buxhetin e ndarë prej 30 mijë eurosh për ndërtimin e dy urave në dy fshatra të Komunës së Vushtrrisë, një në fshatin Studime dhe një tjetër në fsshatin Stanoc duke theksuar se sa te rrezikuar ishin gjihëmonë banorët e fshatit Studime tek ura që qon deri te zjarrëfikësit.
Kjo urë në fshatin Studime është lënë në këtë gjendje tash e 10 vite./VushtrriaOnline/.