Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    143 të vdekur në aksidente rrugore në 8 muaj, ja mosha më e prekur

    21/09/2018 | 12:02
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjatë 8 muajve të parë të këtij viti, numri i të vdekurve në aksidentet rrugore ishte 143 persona, nga të cilët 29 ishin femra.
    Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të vdekurve nga aksidentet ka shënuar një rënie të lehtë me 6 persona (149 gjithsej për janar-gusht 2017).

    Në Gusht 2018, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 292 që ishte një vit më parë, duke u ulur 8,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin 2018, është 1.544 duke ulur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në muajin Gusht 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në Gusht 2018, aksidentet rrugore, në 81,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zënë 30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Në tetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 7,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë./express

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Policia me plan të veçantë operativ për 18-vjetorin e Pavarësisë, disa rrugë do të mbyllen
    • Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
    • 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, programi i manifestimeve shtetërore
    • Aktakuzë ndaj të dyshuarit që plagosi të miturën vitin e kaluar në Vushtrri
    • ​Java e ardhshme me shi e borë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.