Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka theksuar se Petriç, i cili po e mbështet idenë e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, gjegjësisht shkëmbimin e territoreve, punon për kompaninë e cila ishte përfaqësuese e Serbisë, kundër pranimit të Kosovës në FIFA.
Zogiani përmes këtij postimi, ka theksuar se Vuçiq e paguan indirect Petriçin, në mënyrë që të mbështetet ideja e shkëmbimit të territoreve.
Shënimi i plotë:
Perkrahesi i idese Thaçi-Vuçiq kishte perfaqesuar serbine kunder pranimit te Kosoves ne FIFA
Lansky eshte nje kompani ligjore ne Austri… per kete firme punon Petriç, perkrahesi i idese Thaçi-Vuçiq per ndarjen e Kosoves.
Ju ne keto dy foto mund te shifni deklaraten e perfaqesuesit te Lansky dhe faktin qe Ëoflgang Petritsch punon per kete kompani.
Me fjale tjera, Vuçiq e paguan Petritsch-in indirekt per ta perkrahur idene e ndarjes se Kosoves si “diplomat nderkombetar”.
Perfaqesuesi i firmes se Petriç ketu thote se Kosova nuk mund te jete pjese e FIFA sepse Kosova nuk eshte anetare e OKB:
“As ëe knoë, Kosovo is not a member of the UN, so the Football Association of Kosovo cannot be a UEFA member either,” Lansky said./veriu.info