Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Xhavit Haliti paralajmëron falimentim të shtetit nga veteranët mashtrues

    24/08/2018 | 14:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se çështjen e numrit të veteranëve të UÇK-së nuk mund ta zgjidhin organet e drejtësisë.

    Ai ka thënë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të shikohet që të gjendet një rrugë jashtë organeve të drejtësisë.

    Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haliti, i cili është një ndër themeluesit e UÇK-së, ka treguar se komandantët e zonave dhe ata të brigadave kanë të dhëna për numrin e luftëtarëve të lirisë.

    “Nuk kam pasur asnjëherë evidencë të numrit të luftëtarëve, sepse unë nuk e kam pasur këtë detyrë. Prandaj nuk mund të them nëse kanë qenë 60 mijë veteranë, 10 mijë, 12 mijë apo 20 mijë siç po flitet. Shifrat janë të ndryshme, por mendoj se askush nuk po ia qëllon”.

    “Ajo që është shqetësuese, dhe që këtë shqetësim e kanë ngritur edhe mekanizmat ndërkombëtarë si FMN-ja dhe Ministria e Financave, është se ky trend i politikës në Kosovë, që të gjithë të bëhen veteranë të arsimit, veteranë të luftës, veteranë të kësaj apo të saj çështje, dhe që të gjithë të paguhen, do ta falimentojë shtetin. Kosova nuk e ka buxhetin e ShBA- së apo të Gjermanisë. Ky është një problem me të cilin Kosova do të ballafaqohet dhe buxheti i shtetit do të tkurret dhe do të ketë problem të funksionimit të shtetit”, ka thënë Haliti./Insajderi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër balotazhi, DNV thirrje partive që të respektojnë standardet: KQZ të garantojë organizim transparent
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.