Në vazhdimësi të projektëve për përkrahjen e fermerëve, Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vushtrrisë, ka përzgjedh përfituesit të cilët merren me këtë veprimtari bujqësore, ku në bazë të kritereve të parapara janë shpallë gjashtë përfitues të “Makinave për nxjerrjen e patates”.
Komuna e Vushtrrisë po vazhdon me mbështetje për fermerët në mënyrë që të fuqizohet edhe me tej kjo veprimtari bujqësore që ndikon në punësimin e qytetarëve dhe rritjen mirëqenies së tyre.
Drejtoria për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bazë të planit të paraparë për zhvillimin e bujqësisë për këtë vit ka edhe projekte tjera që janë në proces e sipër./Veriu.info