Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vuçiq: Kosova u vonua për themelimin e Asociacionit, jep një detaj për komandantin e policisë në veri të vendit

    07/08/2018 | 12:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, ka deklaruar se nuk ka zgjidhje të lehtë për çështjen e Kosovës.

    Ai ka shtuar se për shkak të së ardhmes së Serbisë, duhet ta zgjedhin çështjen e Kosovës, transmeton Telegrafi.

    Vuçiq është i bindur se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, Serbia ka bërë çmos që të jetë partner i besueshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare.

    “Shqiptarët me një pëlqim të heshtur, më saktësisht pa kundërshtimin e qartë të Bashkimit Evropian, nuk përmbushën detyrimin e vetëm, që është krijimi i Asociacionit të komunave serbe”, ka shtuar presidenti serb.

    Ai vazhdimisht ka potencuar se Serbia ka insistuar vazhdimisht në Asociacionin e komunave serbe.

    “Do t’ua zbulojë edhe një gjë. Sipas marrëveshjes së Brukselit, AKS-ja është ajo që propozon komandantin e policisë për pjesën veriore të Mitrovicës. AKS-ja propozon katër kandidatë, prej të cilëve njërin nga kandidatët e zgjedh Prishtina. Ne sot këtë nuk mund ta bëjmë, pasi nuk është formuar Asociacioni i komunave serbe”, ka shtuar Vuçiq.

    I pari i Serbisë beson se vendit të tij i kanë mbetur vetëm dy opsione.

    “Çfarë u ka mbetur serbëve të bëjnë në të ardhmen. Ata i kanë dy opsione. Njëra është që pas 1930 ditëve Prishtina nuk i ka përmbushur obligimet, dhe kështu detyron serbët të marrin punët në duart e tyre. Por, pak kush do të mund t’ua ndalonte këtë. Megjithatë, nëse një gjë të tillë do ta bënin serbët, do të ekzistonte rreziku për veprime të njëanëshme që do të shërbenin për Prishtinën për të ndërhyrë në veri. Dhe pikërisht për këtë këshillojmë serbët në Kosovë që me kujdes t’i përcjellin ngjarjet, të zgjedhim lëvizjet dhe të mos rrezikojmë sigurinë e qytetarëve”, ka shtuar ai.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Kryetari Ferit Idrizi ndan mirënjohje për nxënësit fitues në garat komunale të Fizikës dhe Matematikës
    • Kuvendi mblidhet në 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.