Gjatë ditës së djeshme një person është arrestuar pasi që kishte goditur me thikë një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë” në qytetin e Mitrovicës, rreth orës, 15:40, thuhet në raportin e policisë.
Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 30.08.2018 – 15:40. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar është goditur me mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës. /Insajderi.com