Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vjen lajmi i hidhur nga Veriu

    17/08/2018 | 10:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pa asnjë mbështetje nga institucionet e shtetit të Kosovës shqiptarët e veriut të Mitrovicës kanë vazhduar t’i shesin pronat e tyre. Nga rreth 500 banesa të uzurpuara kanë mbetur pa u shitur edhe rreth 250 sosh, ndonëse zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Bashkim Cimili, siguron se mbahen të uzurpuara edhe 430 banesa. Mujka: 20 banesa të shqiptarëve në veri janë rregulluar.
    Kthimi i shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Mitrovicës në banesat dhe në shtëpitë e tyre të uzurpuara po realizohet me vështirësi të mëdha, ndonëse në kohë të fundit një organizatë e huaj ka financuar rregullimin e 20 banesave të shqiptarëve në veri të Mitrovicës për të krijuar kushte për kthim.

    Pa mbështetje të institucioneve të Kosovës për një kohë të gjatë dhe duke iu lënë vetvetes shumë shqiptarë i kanë shitur tashmë banesat e tyre dhe shtëpitë.

    Ndonëse i ishte bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të krijojë një fond dhe t’i blejë vetë banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës për ta ndalur spastrimin etnik që kryen Serbia duke i blerë shtëpitë dhe banesat e shqiptarëve në veri të Mitrovicës, tashmë shqiptarët kanë shitur rreth 60 për qind të shtëpive dhe rreth 50 për qind të banesave të tyre në veri të Mitrovicës.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.