Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vetëvaret një i burgosur në burgut e Dubravës

    27/08/2018 | 10:52
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Burime të portalit Indeksonline mësojnë se gjatë natës së mbrëmshme në Burgun e Dubravës ka ndodhur një vetëvrasje

    Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore i moshës rreth 30 vjeçare. Sipas po të njëjtave burime, personi në fjalë kishte provuar të kryente vetëvrasje edhe tri herë të tjera por ishte parandaluar nga stafi i burgit.

    Si pasojë e gjendjes së rëndë dhe vetëlëndimeve të shpeshta, i njëjti ishte duke u trajtuar në vazhdimësi nga psikiatri, psikologu dhe mjekët e Burgut të Dubravës, në krahun psikiatrik të Stacionarit brenda këtij burgu.

    Mësohet po ashtu se i ndjeri qe një muaj ishte duke u trajtuar në Institutin e Psikiatrisë Forenzike brenda QKUK-së në Prishtinë.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ende nuk ka dhënë informata zyrtare ndërsa policia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të konstatuar rrethanat e rastit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Bëhuni gati, dimri po rikthehet – javën tjetër pritet borë në Kosovë
    • Kurti takon senatorët amerikanë në Konferencën Sigurisë në Mynih
    • Nusja rrah vjehrrën në Prishtinë
    • Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër
    • Lagjet dhe vendet në Vushtrri që sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.