Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vetëm 30 mijë euro për mirëmbajtjen e aparaturës në Spitalin e Vushtrrisë

    16/08/2018 | 20:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    30 mijë euro është shuma e paraparë për servizimin dhe mirëmbajtjen e aparaturës, në Spitalin e qytetit të Vushtrrisë. E këtë, e sheh si problem drejtori i këtij spitali, Dr. Hajrullah Saraqi, pasi që aparatura ka vlerën prej 2.4 milione euro.

    Spitali i Vushtrrisë është mjaft I frekuentuar, por reparti me më së shumti raste, është Kirurgjia. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i këtij spitali, Dr. Hajrullah Saraqi.

    “Në përgjithësi kemi shumë pacientë, kirurgjia kryen 1500 operacione në vit, ndërsa në repartin e gjinekologjisë, kryhen 700-800 lindje, 300 prej tyre janë cezariane”, ka deklaruar Saraqi. Ai, poashtu ka sqaruar se ka mungesë të infermierëve, ndonëse spitali ka 152 punëtor, shkruan Gazeta Shneta.

    “Kemi nevojë për infermierë, sidomos në disa reparte, ku infermierët kanë shumë rëndësi”, është shprehur Saraqi. Ai, pohon se infermierët punojnë më shumë në emergjencë, që kur ka filluar punën emergjenca. Poashtu, Saraqi pranon se spitali i Vushtrrisë është mjaft mirë i furnizuar me barna, edhe përfitues nga disa donacione ndër vite.

    “Listën e barnave e dërgojmë në Janar, prandaj kemi mjaftueshëm secilin vit, pastaj nga donacioni “khalifa”, kemi përfituar aparatur me vlerë 2.4 milion euro, por problemi është mirëmbajtja dhe servizimi, për qka ne kemi vetëm 30 mijë euro”, ka deklaruar ai. Saraqi, bënë të ditur se në vitin 2015, kanë pasur 90 mijë euro, ndërkohë që aparatura ka arritur, janë hequr 60 mijë euro.

    “Për tri vite, kemi mbetur me 30 mijë, që nuk mjafton për gjithë apraturën që posedojmë”, ka shtuar ai. Sëmundjet më të shpeshta, me të cilat paraqitën pacientët janë: sëmundjet Kardiovaskulare, tensioni i gjakut, gripet sezonale, etj.

    Kujtojmë se Spitali i Vushtrrisë, muajin e kaluar ka hapur edhe repart të ri, falë donacionit nga organizata “Gjysmëhëna e Kuqe”./Gazeta Shneta/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Haradinaj: Pa nismëtarë si Isa Boletini, Kosova nuk do të guxonte të ëndërronte lirinë
    • Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
    • Rinumërohen 50% të votave, në këtë link i gjeni rezultatet
    • Mot kryesisht i vranët
    • Parashikimi i motit për të premten
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.