Drejtor i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati përmes llogarisë së tij në ‘Instagram’, ka treguar se janë mbledhur parat për djaloshin nga Mitrovica, i cili ditë më parë u dogj nga shpërthimi i një bombole të gazit, raporton Gazeta Blic.
Për operacionin e Gent Druari nga Mitrovica nevojitet shuma prej 15.000 euro, kjo shumë u arritë për një kohë të shkurtër, falë vullnetit të mirë të djemve nga Mitrovica dhe Jetimave të Ballkanit, ka shkruar Kastrati.
Djaloshi nga Mitrovica do të trajtohet nga në njërin nga spitalet e Stambollit
Shkrimi i plotë i Kastratit pa ndërhyrje:
Rruga e mbare Genti e Zoti te sherofte Na u kerkua ndihme per Gent Druari, bukuroshin e vogel nga Mitrovica i cili u djeg nga nje bombol gazi Kerkesa ishte qe ti sigurojme 15000 mije euro aferishte per transportin e tij nga Kosova per ne Turqi.
Kjo shume u arrit per nje kohe shume te shkurter duke i falenderuar shume Djemt e Mitrovices dhe Jetimat e Ballkanit.
Djemt e Mitrovices siguruan menjeher shumen prej dhjetemije eurove dhe pjesen tjeter dhanë. Jetimat e Ballkanit Faleminderit shume Lendrit Misini ( Djemt e Mitrovices.
Faleminderit shume Bamires te Jetimave te Ballkanit Spitali ku do të trajtohet Genti është:Ístambul Kartal Dr. Lütfi Kırdar Eğitim Araştırma Hastanesi.
Ju faleminderit për kontributin e vazhdueshëm. Për gjithçka të re do të njoftoheni.