Facebook Twitter Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Vdes trajneri i njohur i volejbollit kosovar

    31/08/2018 | 15:24
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Jusuf Bytyqi, trajner shumëvjeçar që ndihmoi në ngritjen e volejbollit të Kosovës, ka vdekur sot, njofton Federata e Volejbollit e Kosovës.

    “Federata e Volejbollit e Kosovës sot ka marrë lajmin e hidhur për kalimin në amshim të anëtarit të bordit të FVK-së, Jusuf Bytyqi. Ai do të kujtohet për kontributin e tij të çmuar në edukimin fizik të gjeneratave të reja e me theks të veçantë në ngritjen e volejbollit”, thuhej në njoftimin e FVK-së.

    “Ai si trajner u shqua për punën e zellshme, e aktivitetin e vazhdoj deri në ndarjen e tij fizike nga ne, duke qenë anëtar i bordit të FVK-së. Të shokuar nga ndarja e hershme, FVK shpreh ngushëllimet e sinçerta për familjen Bytyqi, miqtë dhe gjithë ata që e njohën të ndjerin”, thuhet më tej.

    Varrimi i Bytyqit bëhet në fshatin e lindjes në Mirash të Ferizajt, të shtunën në orën 17:00.

    Bordi i FVK-së ka marrë vendim që në shenjë nderimi të jetës dhe veprës së të ndjerit Bytyqi, të pezullojë të gjitha aktivitetet për tre ditët e ardhshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Deputeti gjerman: Të shqyrtohet mundësia e shtimit të trupave të KFOR-it në veri
    • NATO merr vendim për forca shtesë në veri
    • Tahiri: Borrell dhe Lajçak të japin dorëheqje menjëherë
    • Ish-kryetari i Zveçanit-protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni
    • Kusari: Vuçiq dhe banda e tij në veri po përpiqen ta destabilizojnë rajonin
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2023!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Shkruaj me larte dhe shty Enter për të kërkuar. Shtyp Esc për anulim.