Një trup i një burri rreth 45 vjeç është gjetur pa shenja jete sot në liqenin e Badovcit. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërkohë policia po merret me zbardhjen e rastit.
Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij , rasti aktualisht po cilësohet si vdekje e dyshimtë. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Agron Borovci nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.
“Rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se një trup njeriu po shihet mbi ujë në liqenin e Badovcit. Menjëherë pas informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ndihmën e shpejtë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull 45 vjeç”.
“Trupi i pa jete është dërguar për obduksion. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat e vdekjes se viktimës dhe po punon për ndriçimin e tyre”, tha Borovci./insajderi