Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Turistët nga Kosova braktisin Durrësin

    04/08/2018 | 21:53
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse para disa vitesh Durrësi u tejmbush me emra biznesesh të qyteteve të Kosovës apo Maqedonisë për të tërhequr pushuesit patriotikë të këtyre zonave, në 2018 duket se kjo taktikë nuk vlen.

    Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë e i janë larguar bregdetin Adriatik. Ibrahim Osmani është nga Kosova dhe në Durrës drejton një hotel.

    “Ka rënie, shumë jo pak. Unë kështu se mbaj mend të them të drejtën. Kam 18 vite që punoj, por kështu rënie nuk mbaj mend”, shprehet Ibrahim Osmani.

    Ndërsa Lirim Bajrami është nga Tetova dhe ka hapur një restorant në Durrës.

    “Këtë vit ka pushues të huaj, polakë, hungarezë, boshnjakë, por Durrësi, dmth plazhi i Durrësit ka shumë pak. Rënia është 30-40% të pushueve të Kosovës, Maqedonisë dmth të shqiptarëve. Në krahasim me vjet është shumë shumë poshtë turizmi, si për kosovarë si për shtetas të huaj”, tha

    Por cilat janë arsyet sipas biznesmenëve Kosovarë e Maqedonas, që bashkëkombësit e tyre nuk pushojnë më në Durrës? Por gazetarja Valdete Osmani, nuk bën fajtor kryesor motin.

    “Dëshira e kosovarëve, ajo dëshira e madhe e cila është zbehur kohët e fundit për të vizituar Shqipërinë, mendoj se është pikërisht për mungesën e kushteve, mungesën e trajtimit të mirë ndaj tyre dhe mungesa e pastërtisë së Durrësit, derdhja e ujërave të zeza në det. Mungon e një dezinfektim i mushkonjave, të cilat s’të lënë të qetë të hash e një darkë. Me shumicën me të cilët bisedojmë në Prishtinë kur kemi dilema se ku të shkojmë.. Durrësi, Shëngjini, Velipoja mbeten vendet ku shkohet për zor, pasi i kanë fëmijët e vegjël apo nuk kanë kushte ekonomike për t’i kaluar pushimet më larg”, u shpreh Valdete Osmani./Telegrafi/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Alarm për bombë në Prishtinë – aktivizohet Policia e Kosovës
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.