Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tryeza e Mitrovicës për dialogun: S’mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve

    23/08/2018 | 18:27
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    ​Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë. Ndërsa, Asociacioni i komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe frymën e Kushtetutës.
    Këto ishin disa nga konkluzionet e tryezës së mbajtur në Mitrovicë, lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë, të cilën e kishte ftuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

    Në tryezë morën pjesë nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, nënkryetari i parë i VV-së, Besnik Bislimi, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi dhe kryetari i Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, Fatmir Matoshi.

    Sipas një komunikate të komunës së Mitrovicës, pas një diskutimi të gjerë e të frytshëm, ku qëndrimet lidhur me çështjet që u diskutuan ishin shumë të përafërta, pjesëmarrësit e tryezës së rrumbullakët, lidhur me procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, njëzëri miratuan edhe disa konkluzione.

    “Në dialogun që po zhvillohet në Bruksel nuk mund të ketë negociata për ndryshim të kufijve të Republikës së Kosovës dhe as për shkëmbimin e territoreve midis dy shteteve. Asociacioni i Komunave të Kosovës me shumicë serbe nuk mund të formohet në kundërshtim me ligjet e Republikës së Kosovës dhe frymën e Kushtetutës sonë. Është i domosdoshëm shqyrtimi dhe vlerësimi i procesit të deritanishëm negociator, duke u bazuar në raportin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit. Është e domosdoshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të hartoj një Platformë të përbashkët negociatore që përfshinë kërkesat e shtetit të Kosovës ndaj Serbisë dhe më pastaj të caktoj ekipin negociator. Ekipi negociator i aprovuar duhet t’i raportoj Kuvendit të Republikës së Kosovës pas çdo raundi të bisedimeve në Bruksel”, thuhet në komunikatën e komunës së Mitrovicës./arbresh.info

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.