Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Trepça në gjendje të rëndë, punëtorët mund të mbesin pa paga

    25/08/2018 | 10:51
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjendje mjaft e rëndë është krijuar në Kombinatin metalurgjik “Trepça”, ku aktualisht ndërmarrja po shënon rënie të mëdha të prodhimit.

    Kjo ndërmarrje e cila dikur ka qenë gjigand, aktualisht nuk po arrin t’i sigurojë as pagat për 1 mijë e 300 punëtorëve.

    Ish-drejtori i përgjithshëm në Trepçë, Halil Qela, i cili aktualisht është drejtor i flotacionit në këtë ndërmarrje, ka thënë në një intervistë për KosovaPress se gjendja aktuale fatkeqësisht nuk është e mirë dhe sipas tij, nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejt dhe e drejtë prej Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përkatësisht e Qeverisë, do të ketë rrezik në këtë muaj për sigurimin e pagave për punëtorë, e mos të flitet siç tha ai për ekzistencën e Trepçës.

    “Prej punës së fundit që kemi bërë, me të thënë më thjeshtë, ne nuk kemi mbërri as rrogat për punëtorë me i sigurua, prej kësaj të fundit d.m.th. që kemi bërë, d.m.th që tregon bollë. Na i kemi diku 1.300 punëtorë. Nuk kemi mbërri rrogat për punëtorë me i bërë prej shitjes së koncentrateve të prodhuara në muajin e fundit. Kjo është fatkeqësi. I kanë marrë pagat se kemi pas do shitje, do mbetje industriale, për fat të mirë, edhe paratë janë marrë prej asaj mbetje, përndryshe do ta kishim pasur problem me marrjen e rrogave dhe mund të jetë shumë shpejt problem nëse brenda muajit ose dy muaj, nuk bëhet një zgjidhje e drejtë, zgjidhje e mirë, zgjidhje e qëndrueshme. Ju them se ne kemi me pas problem edhe për rroga për këta punëtorë e mos të flasim për ekzistencën e Trepçës krejt. Tani ajo është edhe një fatkeqësi shtesë. Do me thanë në Kosovën e pavarur, në liri me ardhur puna që Trepça në pikëpyetje punëtorëve rrogat me iu dhënë, kjo është ma shumë se keq”, ka thënë Qela.

    Ai thotë se meqë Qeveria kishte shpallur këtë vit si të Trepçës, ishte dashur me u arsyetuar.

    Qela shtoi se Trepça duhet me u regjistruar, sepse siç tha ai trendët e rënies së prodhimit kanë filluar vite më parë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.