Një familje shqiptare në Kanada është aksidentuar në mënyrë tragjike, ku babë e bir humbën jetën, ndërsa kanë mbetur të plagosur gruaja dhe vajza.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Calgary, ku makina me të cilën ata po udhëtonte u përplas fillimisht me një dre dhe më pas me një automjet tjetër, shkruajnë mediat vendase.
Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën në vend, ndërsa gruaja e tij Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda./drenica.press