Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Tradita e re e Shkupit, një copë bakllava për Kurban Bajram

    21/08/2018 | 09:12
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qytetarët të cilët rastisën dje pasdite në sheshin “Maqedonia” në Shkup, patën një rast të veçantë të shijojnë një copë bakllava, të cilën e shpërndau Shoqata edukative “Parimi Kulturor”, nga Shkupi për nder të festës së Kurban Bajramit.
    Qytetarët të cilët rastisën dje pasdite në sheshin “Maqedonia” në Shkup, patën një rast të veçantë të shijojnë një copë bakllava, të cilën e shpërndau Shoqata edukative “Parimi Kulturor”, nga Shkupi për nder të festës së Kurban Bajramit, me moton “Tradita e re e Shkupit – Një copë bakllava për Kurban Bajram”, raporton Anadolu Agency (AA).

    Jasir Doshlaku nga OJQ “Parimi Kulturor”, tha se ky është viti i gjashtë që organizata e tyre shpërndan bakllava në sheshin e kryeqytetit, me të cilën dëshirojnë të përçojnë mesazhin për paqe.

    Ai thotë se kalimtarët vendorë të besimit të krishterë shfaqin interesin për këtë aktivitet, mirëpo veçon turistët e huaj, të cilët duken më kureshtarë duke parashtruar pyetje se si përgatitet kjo ëmbëlsirë.

    “Hapi i parë ka qenë promovimi i tolerancës sepse në këtë qytet jetojnë të krishterë dhe muslimanë, prandaj me këtë shfaqim dashurinë që kemi për të tjerët”, tha ai.

    Fatime Sali, një aktiviste në OJQ-në “Parimi Kulturor”, thotë se përshtypjet janë pozitive, meqë i tillë është edhe reagimi i kalimtarëve të cilët urojnë festën e Bajramit.

    “Qëllimi dhe mesazhi i këtij aktiviteti është të shpërndajmë sa më shumë dashuri dhe paqe tek të gjithë njerëzit pavarësisht fesë apo kombit të tyre”, thotë ajo, për të shtuar se këtë vit kanë një risi, që është shpërndarja e luleve për gjininë femërore.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Evakuimi i pesë shqiptarëve nga Izraeli, tre nga ta arrijnë në Tiranë
    • Arrestohet i dyshuari për su*lmin në Suharekë
    • Mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë, Policia arreston 16 persona gjatë kësaj kohe
    • Fëmijët alarmojnë Policinë në Vushtrri – I dyshuari kapet me armë dhe sprej në brez
    • Mot me diell e vranësira të shpërndara
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.