Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi i thotë gazetarit: Unë s’mund të flas në emër të Vuçiqit siç bëni ju

    08/08/2018 | 15:41
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përveç akuzave që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka bërë në vazhdimësi mediave në muajin e fundit, për siç ka thënë ai “Fake Newes’, apo lajme të rreme, ai sot ka pasur problem në konferencë edhe me pyetjen e një gazetari.

    Përderisa gazetari Fitim Gashi, po e pyeste presidentin për deklarimet e Vuqiqit për Mitrovicën e veriut, i pari i vendit, i është drejtuar gazetarit duke thënë se nuk mund të flas në emër të Vuçiqit siç e bëjnë shpesh gazetarët, shkruan GazetaBlic.

    “Unë në emër të Vuçiqit siç flisni ju nganjëherë nuk mund të flasë, mediumi juaj, por nëse juve ju brengos pretendimi territorial, apo e drejta që e prezantojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, është tjetër.

    Nuk është prezantuar më parë, ngase nuk është institucionalizuar si kërkesë kjo ide, dhe të them të drejtën unë nuk e mbaj përgjegjësinë që prej 92’ qka ka ndodh e deri në 99’ ose 2000- 2001.
    Unë flas vetëm nga momenti që e kanë institucionalizuar kërkesën e tyre shqiptarët e Luginës, Preshevës dhe Bujanocit, dhe e theksoj që do të prezantohet në tavolinën e Brukselit.

    Por theksoj nuk do të ketë ndarje, nuk do ketë shkëmbime nuk do këtë autonomi “Republika Srbsk”, kushdo që e ngrit qoftë Vuçiqi qoftë Daçiqi qoftë të tjerët në Serbi, prandaj këtë kasavet hiqeni sot edhe ju edhe mediumi juaj edhe të gjithë” ka thënë Thaçi./Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Duda Balje: Nuk kam ndryshuar qëndrim, Glauk Konjufca nuk merr votë nga unë
    • Policia e Kosovës dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrimin e përbashkët “ALAMO” në veri të vendit
    • Policia me plan operativ për zgjedhjet e së dielës
    • Dosja e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë – Apeli ia kishte ulur dënimin nga 5 në 3 muaj burgim për dhunë në familje dhe kanosje
    • Vdekja e foshnjës njëvjeçare, Spitali i Pejës del me reagim: Kishte çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.