Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Thaçi dekreton gjyqtarët e rinj të Kushtetueses, në mesin e tyre edhe ish-militantin e PDK’së

    09/08/2018 | 15:00
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot gjyqtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ceremonia e betimit të gjyqtarëve para Presidentit, është zhvilluar sot. E për herë të parë në historikun e Kushtetueses, janë zgjedhur vetëm gjyqtarë vendorë.

    Në mesin e gjyqtarëve të dekretuar, është edhe Safet Hoxha, ish-militanti i PDK’së, për të cilin nga Presidenti ishte kërkuar që të mos e dekretonte, mirëpo, në një konferencë për media, Thaçi kishte thënë se e kaluara politike nuk përbën kurrfarë problemi.

    Sot Presidenti Thaçi, ka dekretuar për gjyqtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pesë anëtarët e votuar nga Kuvendi i Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur në një deklaratë, vetë Zyra e Presidentit, duke thënë se gjyqtarët e rinj paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi.

    “Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bajram Ljatifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Leban dhe Nexhmi Rexhepi, që sot kanë dhënë betimin para presidentit Thaçi, paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe emrat e tyre ishin shqyrtuar nga Komisioni i Posaçëm për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit”, thuhet në deklaratë.

    Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu, kishte reaguar ndaj votimit të Safet Hoxhës për gjyqtar në Kushtetuese, pasi ai kishte të kaluar politike si militant i PDK’së, mirëpo Presidenti në një konferencë për media, të mbajtur gjatë kësaj jave, kishte thënë se nuk bën kurrfarë problem e kaluara politike e Hoxhajt, pasi sipas tij nuk është hera e parë që një gjyqtar ka të kaluar politike, duke e quajtur këtë vetëm ndërrim pozicionesh.

    Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte mbetur pa kuorum që nga 15 qershori i këtij viti, pasi gjyqtarëve u kishte përfunduar mandati dhe Kuvendi kishte dështuar të zgjidhte gjyqtarët e rinj në konkursin e parë që kishte publikuar në mars, ndërsa gjyqtarët që janë dekretuar sot, janë votuar në Kuvend më 6 korrik./GazetaExpress/Veriu.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.