Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it në veri, kanë vizituar fshatin Maxhunaj.
Në Maxhunaj është një prej bazave më të mëdha të KFOR-it në veriun e Kosovës, të cilën e vizitoi kryetari i Komunës Xhafer Tahiri.
Maxhunaj ishte një prej fshatrave që pësoi më së shumti nga vërshimet pas reshjeve të shiut javë më parë.
Për këtë Tahiri ka njoftuar se është hartuar një program për evitimin e vërshimeve së bashku me FSK-në, KFOR-in dhe Komunën.

