Kryetari vushtrrias Xhafer Tahiri ia hedh fajin qeverisjes së kaluar për kolonat e gjata të automjeteve që po vazhdojnë deri në veri të vendit.
Kryetari Tahiri thotë se shkak i këtyre kolonave të gjta është keqplanifikimi i qytetit nga qeverisja e kaluar, ku janë planifikuar e investuar në projekte tjera, ku prioritet do të duhej të ishte zgjerimi i magjistrales në qytet.
Kontrata për zgjerimin e këtij segmenti është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës, por nuk ka buxhet për këtë vit andaj Komuna e Vushtrrisë i ka kërkuar qeverisë që nëpërmjet mekanizmit të ridestinimit të financoj këtë vit zgjerimin e rrugës në qytet e që është një ndë prioritetet e kësaj qeverisje./VushtrriaOnline/.