Kryetari i Komunës së Vushtrrisë po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po ta takon edhe udhëheqës institucional të qytetit Norwalk me të cilin Komuna e Vushtrrisë u binjakëzua muaj më parë.
Përveç kësaj ai po merr pjesë edhe në ngjarje të ndryshme që organizohen në shtetin e IOWA-s, një prej tyre ishte edhe parada ushtarake.
Përveç këtyre i pari i Vushtrrisë dje ka dhënë një intervistë së bashku me kryetarin Tom Philistinism në radion nacionale “WHO”, në të cilin është folur për partneritin Norwalk-Iowa