Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Studimi zbulon përse dhe sa shumë gënjejnë njerëzit

    23/08/2018 | 17:31
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse pretendon se nuk gënjen asnjëherë, atëherë po gënjen. Një studim i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë doli në përfundimin se njerëzit që gënjejnë më pak janë më të shëndetshëm mendërisht. Ndonëse konsiderohen gënjeshtra të bardha, këto fshehje të vogla kanë tendencën të shtohen gjithnjë e më shumë. Ekzistojnë edhe ato që njihen si gënjeshtra pro-sociale. Për shembull kur i thua gjyshes se të pëlqen bluza që të ka thurur, por në fakt ti e urren atë, apo kur i thua gruas se i shkon ai fustan, por në fakt ai e tregon paksa të shëndoshë.

    Sipas studiuesve, amerikanët në moshë madhore thonë rreth 11 gënjeshtra në javë dhe të paktën një herë në jetë nuk rrinë dot as 10 minuta pa gënjyer.

    Por përse ne gënjejmë?

    Një anketë me mbi 100 studentë të psikologjisë, zbuloi se shumica e njerëzve gënjejnë për të mbrojtur veten në një farë mënyre. Disa për të shmangur një moment të sikletshëm, të tjerë për të mos u gjykuar apo lënduar.

    Si mund ta dallojmë një gënjeshtër?

    Ekspertët thonë se saktësia e dallimit të një gënjeshtre është rreth 53%, pak më mirë se të gjesh anën e një monedhe përpara se ta hedhësh.

    Por ekzistojnë edhe detaje që mund të përcaktojnë një gënjeshtër, pak a shumë si një makinë e të vërtetës, duke u bazuar në mbikëqyrjen e atributeve joverbale, studimin e syve, pikasjen e mikro-shprehive të fytyrës, në zbulimin e një buzëqeshje të shtirur, apo edhe shenjave të stresit gjatë kohës kur gënjejmë.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
    • Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit
    • Balotazhi, probleme me zarfet e votimit në diasporë
    • KQZ publikon linjat telefonike ku mund t’i raportoni parregullsitë për procesin e votimit
    • Përleshje mes shqiptarësh në Zvicër, 34-vjeçari theret me thikë para diskotekës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.