Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Spahiu – Jasharit: Duhet t’i sulmosh ata që kanë falsifikuar ditëlindjen e Adem Jasharit

    19/08/2018 | 11:04
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu i është kundërpërgjigjur kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në çështjen e ngritur se ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, është e falsifikuar.

    Bekim Jashari ka publikuar certifikatën e vdekjes së axhës së tij, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që Spahiu ka deklaruar se e ka zbuluar. Por Spahiu në një përgjigje që ka bërë në postimin e Jasharit në Facebook, i ka kërkuar atij që të merret me ata që kanë bërë këtë falsifikim dhe jo me të personalisht, përcjell Klan Kosova.

    “I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka kqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkru ashtu. Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur me 10.10.1955”.

    “Ky reagim i yti po bjen sikur ti po e mbron axhën tënd nga unë, por atë e mbron vepra e tij heroike dhe ti duhesh t’i sulmosh ata që falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu”, shkruan në komentin e Spahiut.

    “Dhe së fundit. Unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u ba nashta edhe isha ba, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashuritë më ofendojnë më quajnë gazetar”.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.