Një park argëtimi në Francë ka trajnuar gjashtë sorra që të mbledhin bishtat e cigareve dhe mbeturina të tjera që hidhen nga vizitorët, në këmbim të ushqimit.
Christophe Gaborit, përgjegjës për shpendët në parkun Puy de Fou në Francën perëndimore, ka trajnuar gjashtë sorra për të mbledhur mbeturinat duke u ofruar atyre ushqim.
“Sorrat janë veshur gabimisht me një lloj malinjiteti, por këta zogj do të vihen në mbrojtje të natyrës dhe do të korrigjojnë imazhin e tyre”, ka thënë ai, transmeton KP.
Sorrat do të përfitojnë ushqimin e tyre të preferuar sa herë që depozitojnë një mbeturinë në koshin përkatës. Hulumtimet kanë treguar se sorrat mund të adaptohen dhe të vihen në shërbim në këmbim të ushqimit.
Gaborit thotë ndërkohë se zogjtë e tij, janë përpjekur edhe ta mashtrojnë duke mbledhur shkopinj në vend të mbeturinave. Sidoqoftë, ato do të marrin përsipër detyrën e re të pastrimit, në ditët që do të vijnë.