Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shtatë vjet më parë i shpëtuan jetën, Ridvani i “rritur” u ekzekutoi gjithë familjen

    12/08/2018 | 13:50
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ridvan Zykaj, autori i masakrës së 10 gushtit, në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës, ku ka të vrarë tetë kushërinj të tij, do të dalë të hënën në gjyq për vlerësimin e masës së sigurisë.

    Ndërkohë mes familjarëve të fisit Zykaj dhe fqinjëve vijojnë të kujtohen copëza jete.

    MAX Travel – Super Ofertat për 21 Gusht!
    E SPONSORUAR
    SHIKO OFERTAT
    Banesa e 24 vjeçarit është shumë pranë banesave të 8 anëtarëve të tre familjeve të fisit Zykaj, që u mori jetën.

    Pasditen e 10 gushtit Ridvani doli nga banesa dhe pasi mori automatikun iu drejtua banesë së vëllait të gjyshit të tij, Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykaj 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç, të bijën Sara, 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Kwtu vrau dhe Azemin (djalin tjetër të Demirit) dhe të shoqen Afërditën.

    I shpëtuan jetën, Ridvani i ekzekutoi me gjithë familje

    Familjarët tregojnë se pikërisht Besimi kishte qenë njeriu që i kishte shpëtuar jetën Ridvanit vite më përpara kur ky i fundit kishte pësuar djegie pranë shtëpisë, raporton Ora News.

    Vite më parë kishte rënë një zjarr afër shtëpisë, kur Ridvani kishte qenë duke punuar dhe kishte pësuar djegie. Djali i madh i Azemit e kishte marrë mes flakëve dhe e kishte hedhur në lumë për ti shuar flakët. Ndërkohë Besimi e kishte marrë në krahë dhe e kishte çuar në spital duke i shpëtuar jetën.

    Edhe ditën e masakrës një banor i zonës kujtoi historinë e zjarrit: “Ka qenë i sëmurë ky djali (flet për Ridvanin) Para 7-8 vitesh u dogj. Ka pasur djegie të 70% të trupit. U kurua 4-5 muaj në Tiranë dhe erdhi në familje. Kishte ca bagëti dhe i ruante ato”.

    Dje u mësua dhe një tjetër detaj tronditës. Familjarët që kanë shkuar të parët në vendngjarje pas masakrës treguan se Ledioni 8 vjeç është gjetur i vrarë në divan teksa në dorë mbante pjatën me bukë, informoi gazetarja e Ora News, Jerola Ziaj.

    I vetmi i mbijetuar

    Albi, djali i madh i Besimit është i vetmi i mbijetuar i familjes. Ai arriti tu shpëtonte plumbave të kushëririt pasi punonte në Llogara dhe pasditen e 10 gushtit nuk ka qenë në shtëpi. Dje iu desht të varroste të 4 pjesëtarët e familjes: babain, nënën, motrën dhe vëllanë e vogël.

    Dhimbja është e madhe dhe e pashoq kur kujton se disa vite më parë babai i tij i kishte shpëtuar jetën njeriut që shumë vite më pas ia mori.

    Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e 11 gushtit, vetëm 2 km larg banesave ku ndodhi krimi. Gjatë hetimeve mësohet se ai është shprehur se e kishte kryer krimin pasi një nga viktimat e kishte akuzuar për vjedhje. /OraNews

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Lagje dhe fshatra të Vushtrrisë që nesër do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike
    • Guerot e Rohde: Dërgojeni draftin e Asociacionit në Kushtetuese, ne iu përkrahim në Këshillin e Evropës
    • Parashikimi i motit për ditën e nesërme
    • Abazi e quan fatkeqësi reagimin e kryeministrit Kurti ndaj Trump: I pakalkuluar e jo strategjik
    • Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.