Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur sot në Skenderaj.
KP raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në Qubrel të Skenderajt, në të cilin ishin të përfshira dy vetura.
Të lënduarit pas tretmanit mjekësor në QKMF të Skenderajt janë liruar për në shtëpi.