Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Shqiptari pretendon se Marlboro e përdori fotografinë e tij pa e pyetur, kërkon dëmshpërblim

    15/08/2018 | 22:01
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Strugalajm shkruan se një denoncim i pazakontë ka ardhur nga Emin Muca nga Veleshta e Strugës, i cili pretendon se para disa kohësh nga një familjar i tij në Gjermani është informuar se në paketën e cigareve Marlboro të këtij shteti është stampuar imazhi i tij (fytyra e tij) si paralajmërim për dëmet që i sjellë duhani.

    Ai tregon se këtij pretendimi nuk i ka besuar, por kur vet ka parë nga afër paketën e cigareve është bindur plotësisht që imazhi i përdorur nga Philip Morris është i tij .

    Muca nënvizon se me gjasë imazhi i tij është marrë gjatë kohës që ai është trajtuar në një Spital në Zvicër, pas një aksidenti në punë. Ndërkohë, Muca saktëson se tashmë ai edhe në rrugë ligjore do të ndjekë këtë problematikë sepse pretendon se i janë shkelur një sërë të drejtash që atij ia garantojnë si ligjet në fuqi në Gjermani apo Maqedoni, por edhe konventat ndërkombëtare që rregullojnë të drejtën e autorit.

    Avokati i njohur nga Struga, Adrian Useini, i kontraktuar nga Muca për këtë, saktëson se tashmë ata si palë kanë kërkuar ekspertizë nga Enti Shtetëror i Maqedonisë për Ekspertizë për të vërtetuar pretendimin se imazhi i stampuar në paketën Marlboro në Gjermani është i klientit të tij.

    Nëse ky pretendim saktëson avokat Useini certifikohet nga ky institucion shtetëror, atëherë çështja do të zhvendoset në Gjermani.

    “Nëse provojmë këtë pretendim atëherë klientit i janë shkelur një sërë të drejtash nga kompania Philip Morris dhe për pasojë do të duhet të mbajë përgjegjësi që nuk ka kërkuar aprovim nga Emin Muça për imazhet e shfrytëzuara’’deklaroi Useini.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Prokuroria kërkon paraburgim për të babain nga Stanoci që tentoi të vras’ë djalin e tij
    • Halla sulmon mbesën e saj të mitur në Pejë
    • Ra në kontakt me rrymën, vdes një person në Ferizaj
    • Parashikimi i motit për ditën e sotme
    • Punime në rrjet: Lagjet e Vushtrrisë që nesër mbesin 8 orë pa rrymë – KEDS: “Punime nga pala e tretë”
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.