Revista Historike e BBC-së, ka pyetur lexuesit e saj se cilat gra mendojnë se kanë ndryshuar më së shumti për të mirë botën.
Marie Curie është emri që u vu në pah më së shumti dhe u rendit e para në sondazhin që BBC-ja ka realizuar.
E përcjellë nga aktivistja për të drejtat e njeriut, Rosa Parks.
Së bashku të gjitha gratë u mblodhën në një listë prej 20 vetash, që lexuesit e BBC-së i konsiderojnë si gratë më të rëndësishme të historisë së njerëzimit dhe botës së civilizuar.
Shën Nënë Tereza, apo Gonxhe Bojaxhiu me orgjinë shqiptare, është e 20-ta.
Shikojeni listën e plotë nga sondazhi i BBC-së:
Marie Curie,Rosa Parks,Emmeline Pankhurst,Ada Lovelace,Rosalind Franklin,Margaret Thatcher,Angela Burdett-Coutts,Mary Wollstonecraft,Florence Nightingale,Marie Stopes,Eleanor of Aquitaine,The Virgin Mary,Jane Austen
Boudicca,Diana, Princess of Wales, Amelia Earhart,Queen Victoria, Josephine Butler,Mary Seacole, Nëna Terezë./Insajderi.