Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Serbia kërkon pozitë të veçantë për Kishën në Kosovë

    09/08/2018 | 12:18
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në dialog me Prishtinën, Beogradi do të insistojë për një pozitë të veçantë të Kishës Ortodokse serbe (KOS) në Kosovë.

    “Të njihet pozita e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë si dhe krijimi i një sistemi ligjor mbrojtës i pakufizuar për 44 objekte që bëjnë zonat speciale të kulturës serbe dhe të trashëgimisë kulturore serbe”, do të jetë njëra nga kërkesat kryesore të Beogradit gjatë dialogut të ardhshëm për zgjidhjen e gjithanshme të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën” , shkruan sot gazeta serbe “novosti”.

    Veç kësaj,sipas kësaj gazete, pala serbe do të kërkojë që në zonat e mbrojtura të hyjnë edhe disa të mira kulturore dhe tempuj të KOS-it si dhe që KOS-it t’i mundësohet që ta ketë të drejtën e plotë të pasjes, siç thuhet, të pasurisë së saj të tundshme e të patundshme, raporton Arbresh.info.

    Në zonat speciale të mbrojtura bëjnë pjesë Manastiri i Deçanit, Graçanica, Patrikana e Pejës, që janë nën mbrojtje të UNSCO-s por edhe tempujt e kishat tjera në Gjilan, Shtërpcë, Skenderaj, Klinë Rahovec… pastaj Ura e Gurit në Vushtrri,(ura e Vojnoviqit e quan ky medium )përmendorja e Gazimestanit, kështjella në Zveçan, qyteti mesjetar i Novobërdës, fshati Hoçë e Madhe…/Arbresh.info/.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Nesër seanca e 31-të me radhë
    • Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
    • Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
    • Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
    • Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, radha i vjen Hamzës
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.