Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga muaji shkurt i këtij viti, ka pranuar 676 aplikacione nga persona që pretendojnë se janë viktimë e dhunës seksuale.
Prej tyre, Komisioni ka shqyrtuar dhe trajtuar 265 lëndë. Nga ky numër, 136 personave u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale. Kurse janë refuzuar 107 raste. Aktualisht, bëhet e ditur se 22 lëndë janë duke u shqyrtuar.
Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo sqaron se prej numrit total të aplikimeve, 15 janë meshkuj. Por, vetëm gjashtë prej tyre tashmë kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale.
Në bazë të ligjit, atyre që u njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, përfitojnë benificione personale apo pagesë prej 230 euro në muaj.
Begaj tregon për arsyet pse është refuzuar një numër i lëndëve të cilat tashmë janë shqyrtuar./drenica.press