Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Reagon Pacolli: E vërtetë që kam fjetur në hotele të shtrenjta, por i kam paguar me paratë e mia

    26/08/2018 | 10:13
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ndonëse ka pranuar se ka fjetur në hotele të shtrenjta, ka thënë se të gjitha shpenzimet i ka paguar me para të veta.

    Një reagim i Pacollit ka ardhur pasi mediat kanë raportuar se zëvendëskryeministri kishte paguar për dy ditë qëndrim në një hotel në Francë plotë 1 mijë e 274 euro me para të shtetit.

    “Po lexoj prapë për disa shpenzime që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    Më poshtë e keni postimin e plotë:

    Po lexoj prap për disa “shpënzime” që gjoja unë paskam bërë gjatë mandatit të kaluar qeverisës (2011-2014). E vërteta është se unë gjatë asaj periudhë nuk i kam kushtuar asnjë cent shtetit të Kosovës.

    Është e vërtetë që unë kam fjetur në hotele të shtrenjëta por ato i kam paguar me paratë e mia.

    Janë shumë qindra mijëra euro faktuara që janë paguar nga llogaritë e mia private në funksion të angazhimit tim për Republikën e Kosovës në cilësinë e zëvendëskryeministrit, në atë periudhë, duke mos kalkuluar shpënzimet e larta të mjetit tim të transportit.

    Madje, nga llogaritë e mia kam paguar edhe për delegacionin përcjellës dhe për njerëzit që kanë lobuar për interes të shtetit të Kosovës.

    Javën e ardhshme do të qartësohet qdo gjë edhe pse zonjen Jeta Xharra e kam ftuar të shkoj në Kryeministri për ti marrë të dhënat e çdo pagese (nëse ka ndonjë) që shteti ka bërë për mua dhe të distancohet nga dokumentacionet e manipuluara. Kjo do të ishte e drejtë dhe gazetarishtë korrekte. Edhe njëherë ju them se është turp çka jeni duke bërë më këtë qasje!!!(sic) /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Këto fshatra të Vushtrrisë nesër mbesin mbi 5 orë pa rrymë
    • KQZ nuk certifikon motrën e Donika Kadajt-Bujupit në listën e VAKAT
    • Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL-UÇK: Lajm i gëzueshëm, hap i reflektimit të domosdoshëm nga ana e gjykatës
    • Ambasada e ShBA-së dhe Policia e Kosovës me ushtrim të përbashkët për reagim ndaj krizave
    • Moti sot: I vranët dhe me intervale me diell, temperaturat deri në 12 gradë Celsius
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.